Shpërthim zjarri në një ndërtesë në Kosovë, 12 të lënduar

TË FUNDIT

12 persona janë lënduar  brenda një objekti në rrugën Prishtinë- Ferizaj si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ata janë dërguar për trajtim në Emergjencë-Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv konfirmoi lajmin, derisa shtoi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00. “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin.”, tha ajo.