Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mesditë afër Liqenit të Ujmanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se nga ky shpërthim përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Ka pasë një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin”, tha Elshani./21Media

