Një makinë-bombë ka shpërthyer afër ndërtesës së sigurisë kombëtare, e cila ndodhet në zonë të banuar në Kajro, duke plagosur të paktën 6 policë dhe shkatërruar fasadat e disa ndërtesave. Nuk ka pasur raport të menjëhershëm për viktima nga ky shpërthim, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Por shpërthimi ka shkatërruar murin e ndërtesës së qeverisë dhe ka thyer xhamat e ndërtesës./21Media
