“Shpërthim masiv” në një rafineri të madhe nafte në Iran

TË FUNDIT

Mediat në Iran kanë raportuar të shtunën për një “shpërthim masiv” pas një sulmi me dron nga Izraeli në rafinerinë e naftës “South Pars” në qytetin-port të Kanganit.

“Një orë më parë, një dron izraelit ka goditur një nga 14 rafineritë e ‘South Pars’, duke shkaktuar shpërthim masiv dhe zjarr në rafineri”, ka raportuar agjencia e lajmeve Tasnim.

E agjencia “Fars” ka raportuar po ashtu se zjarrfikësit po përpiqen të ndalin zjarrin që ka shpërthyer nga sulmi.