Shpërtheu një kamion me gaz të lëngshëm në Kili, raportohet për viktima

TË FUNDIT

Një kamion që transportonte gaz të lëngshëm shpërtheu dje në një autostradë në Santiago, Kili, duke shkaktuar dëme në një rreze prej 200 metrash. Eksplozioni i fuqishëm la të paktën katër të vdekur, përfshirë edhe shoferin e kamionit, dhe 17 të tjerë të lënduar.

Sipas raporteve, shoferi kishte humbur kontrollin e mjetit para shpërthimit. Rrëra e madhe tymi dhe goditja e fuqishme u ndje në një zonë të gjerë, ku u dëmtuan të paktën 50 automjete.

Prokuroria ka nisur hetimet për shkakun e shpërthimit, ndërsa kompania pronare e kamionit, Gasco, nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare.