Shpërthen zjarr te Liqeni i Smilkovës, kryetari i Butelit: Ka dëshmitarë që thonë se është shkaktuar me qëllim

TË FUNDIT

Shkupi nuk po gjen qetësi as gjatë mbrëmjes.

Pas deponisë në Shuto Orizarë, zjarr ka shpërthyer edhe në Liqenin e Smilkovës.

Pamjet nga atje tregojnë për një zjarr të përmasave të mëdha.

Por kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski thotë se ky zjarr është i qëllimshëm dhe këtë e thonë dëshmitarët.

“Zjarri i fundit te Smilkova është i shkaktuar, ka dëshmitarë të cilët tashmë kanë dhënë deklaratë në MPB. Me shumë gjasë pjesa më e madhe e zjarreve të jenë të shkaktuara”, shkruan mes tjerash Toshkovski në profilin e tij në Facebook.