Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë sot pas pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, që gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë.
Imazhe të policisë ruse duke arrestuar protestuesit në një protestë kundër luftës që po zhvillohet në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore janë postuar në rrjetet sociale.
Një imazh i marrë nga një fotograf i AFP-së në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një burrë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës me Ukrainën! Putin të japë dorëheqjen”.
Protesta kundër sulmit të Rusisë në Ukrainë janë mbajtur sot në shumë vende të botës si Tiranë, Londër, Pragë, Tel Aviv, New York etj.
