Shpend Ahmeti ia dhuron një tastierë “të prishur” Përparim Ramës /VIDEO

TË FUNDIT

Përparim Rama sot pranoi detyrë e kryetarit të Komunës së Prishtinës. Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës më shumë humor ish-kryetari Shpend Ahmeti ia dorëzoi detyrën e bashkë me të edhe një tastaturë “të prishur”.

Ai tha se me qëllim ia ka hequr dy shkronja kësaj tastature, shkronjen “P” dhe “R”, duke thënë me shaka “për të ia vëshirësu punën” kryetarit të ri.

Ndërkohë, Rama duke qeshur i tha Ahmetit “kam mendu që të kam shok” duke e theksuar se me shkronjën e hequr është edhe Prishtina./21Media