Shpallet goli më i mirë në Kupën e Botës

TË FUNDIT

FIFA ka publikuar sot golin më të mirë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili u votua nga vetë tifozët.

Ky Botëror prodhoi momente të paharrueshme dhe plot gola të bukur, por vetëm njëri prej tyre zgjidhet si më i miri i turneut, raporton KosovaPress.

Këtë çmim e ka fituar sulmuesi i Brazilit, Richarlison.

Richarlison shënoi një super gol në fitoren 2:0 kundër Serbisë, gol ky i cili veçse që gëzoi tifozët brazilianë, gëzoi edhe ata në Kosovë.

Golin e Richarlison mund ta gjeni më poshtë.