Shpallet fletarrestim për Vlladimir Pançevskin, policia tre herë nuk e ka gjetur në adresën e tij

TË FUNDIT

Ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski, është lëshuar fletarrestim.

Zyrtarët policorë tri herë nuk e kanë gjetur në adresën e cila figuronte në vendimin për paraburgim, prandaj autoritetet kompetente po kontrollojnë nëse Pançevski e ka braktisur vendin.


Gjykata Themelore e Velesit, Pançevskit i ka shqiptuar paraburgim 30-ditor, për shkak të mungesës në seancën gjyqësore për rastin “AKMIS”, në të cilin akuzohet ai.
Këtë lajm, para disa ditësh e publikoi “Koalicioni për gjykim të drejtë”, prej ku thonë se paraburgimi i është shqiptuar për shkak të sigurimit të prezencës së tij në gjykimin për rastin “AKMIS”.

Gjykimi për keqpërdorimin e sistemit “AKMIS”, duhej të fillonte në vjeshtë, por deri më tani procesi gjyqësor nuk ka nisur.