Në Shkup është duke u mbajtur marshi protestues për 8 Marsin nën moton, “Shteti që nuk vepron, është shtet që dhunon”.
Në këtë marsh u shpall “aktgjykimi i protestueseve”. Kanë shpallur fajtor, siç thanë, të gjithë ata që kanë mundësi, por nuk u ndihmojnë grave.
“Shpallen fajtor të gjithë ata që kanë fuqi të sigurojnë dhe mbrojnë gratë, kurse nuk e bëjnë atë. Të gjithë ata që kanë për detyrë të gjejnë, ndjekin dhe burgosin dhunuesit, por nuk e bëjnë këtë. Të gjithë që janë të autorizuar, të obliguar të sigurojnë shërbime dhe përkrahje për viktimat, të ndërmarrin kontroll ndaj jetës së tyre dhe nuk e bëjnë këtë. Të gjithë që kanë ndihmuar në fshehjen e krimit dhe kanë shkaktuar dëm, me ose pa vetëdije, duke përsëritur ose jo kurse nuk kanë pasur të drejtë ta bëjnë atë”, u tha në marsh.
Ata kanë vendosur edhe ndales për fajtorët, siç janë:
-ndalesë për mos kryerje të punës, injorim, sjellje jonjerëzore, akuzim të viktimave.
-ndalesë për tolerim dhe arsyetim të krimit të dhunuesve.
-ndalesë për fshehje të krimit dhe dhunuesve dhe
-obligohen ta punojnë punën e tyre.
Ndërkaq kanë ftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojnë për rastin “Dhoma Publike”, transmeton TV21.
