BE-ja nuk do t’i tërheqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës, nëse Moska dhe Kievi nënshkruajnë marrëveshje paqeje nën kushtet ruse, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholc.
“Një pjesë e realitetit të ri është se edhe BE-ja është konsoliduar. Ajo reagoi mjaft unanimisht ndaj agresionit rus dhe futi masa të ashpra ndëshkuese të paprecedentë. Ne e dinim që në fillim se ndoshta do të duhej t’i zbatonim këto sanksione për një kohë të gjatë”, tha Sholc në artikullin e tij për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemajne cajtung”.
Sipas tij, “asnjë nga këto sanksione nuk do të tërhiqet në rast të paqes me urdhër të Rusisë”.
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që Rusia të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, përveç asaj që do të ishte e pranueshme për Kievin.”
Kancelarja gjermane pohon gjithashtu se BE-ja do ta ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa ajo ka nevojë për mbështetje: ekonomike, humanitare, financiare dhe përmes dërgimit të armëve. Ai dha garanci se NATO nuk do të bëhet një palë ndërluftuese në atë konflikt.
