Kancelari gjerman Olaf Sholc edhe krahas luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u deklarua për ruajtjen e G-20.
Në këtë format të 20 vendeve më të fuqishme në botë ka marrë pjesë edhe Rusia dhe në takimet vjen edhe presidenti Vlladimir Putin.
Kancelari gjerman sot deklaroi se së shpejti do të sjell vendim nëse do të marrë pjesë në samitin e G-20 në Indonezi në nëntor, nëse merr pjesë edhe presidenti rus Vlladimir Putin.
“Një gjë është e qartë – G-20 megjithatë duhet ta ketë rolin e vet”, ka thënë Sholc në deklaratën për servisin publik ZDF.
Ai transmeton se ekziston besim i përbashkët i anëtarëve të G-7 se G-20 nuk guxon të “sabotohet”.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski do t’u drejtohet liderëve të G7 përmes video thirrjes në samitin në Gjermani.
Liderët e Grupit të shtatë demokracive më të pasura dje e filloi samitin treditor me qëllim, siç është paralajmëruar, ta rrisin presionin ndaj Rusisë, aksionet e të cilit në Ukrainë krijuan mungesë të ushqimit dhe të energjisë në mbarë botën.
Në samit marrin pjesë liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës. Britanisë së Madhe, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.
