Shokarevski e quan joligjor shkarkimin e tij, mohojnë të jetë rritur vdekshmëria në Kardiokirurgji

TË FUNDIT

Ish-drejtori i Kardiokirurgjisë Marjan Shokarevski, ka reaguar ndaj shkarkimit të tij, duke e quajtur joligjor, për shkak se sipas tij në qeverinë teknike, ministrit nuk ka të drejtë as të shkarkojë e as të emërojë drejtorë.

“U bëj thirrje institucioneve relevante që duhet të kujdesen për ligjet në shtet, menjëherë të reagojnë. Ministri i Shëndetësisë e shkarkoi koordinatoren për zhvillimin e kardiokirurgjisë vaskulare, znj. Aleksandra Eftimova. Në të njëjtën kohë e shkarkoi koordinatoren për transplantim të zemrës znj. Adrijana Georgieva”, tha Marjan Shokarevski, ish drejtor i Kardiokirurgjisë.

Shokarovski i hodhi poshtë pretendimet se në Kardiokirurgji janë operuar pacientë fantazmë, dhe se muajt e fundit është rritur shkalla e vdekshmërisë. Sipas tij ndaj Kardiokirurgjisë po kryhet gjueti e orkestruar, me qëllim dëmtimin e reputacionit të saj. Për këtë, doktor Vasil Papastiev prezantoi statistika, sipas të cilave vdekshmëria nuk është rritur, përkundrazi është ulur, por është rritur kompleksiteti i problemeve shëndetësore të pacientëve.

“Informacionet që janë dhënë publikisht, janë bërë në 1-2 muaj është raportuar vdekshmëri e lartë, ato muaj 60% e pacientëve kanë qenë urgjent, atë që po e flasim gjatë gjithë kohës. Kjo është njëjtë sikur të dalin meteorologët dhe të tregojnë se temperatura mesatare në Qytetin e Shkupit është 42 gradë dhe në ora 12, në muajt korrik-gusht , dhe në baza të atyre informacioneve të tregojnë se Shkupi është qyteti më i nxehtë në të gjithë botën”, deklaroi Vasil Papastiev, mjek.

“Unë u garantoj që nuk ekziston klinikë në qendrën klinike, të cilët me ndërgjegje dhe profesionalizëm i mjekojnë pacientët e tyre”, dekalroi Nadica Mehmedoviç, mjeke .

Për këto që u thanë në këtë konferencë për media të thirrur nga Kardiokirurgjia, TV21 kërkoi qëndrim edhe nga kabineti i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri, por nuk morëm përgjigje.  Ai dy ditë më parë njoftoi për shkarkimin e drejtorit Shokarevski, për arsye, siç tha, se ka marrë informacion se 170 pacientë nuk janë futur me rregull në listën e “Termini Im”.