Shoferë të nervozuar i bënin me buri Shilegovit, vera përfundoi, tani filloi rikonstruimi i bulevardit më të frekuentuar

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Edhe pse rekonstruimi i akseve të tilla kryesore kryhet gjatë verës kur ka më pak lëvizje të veturave, Qyteti i Shkupit dhe komuna e Gazi Babës vendosën që punët t’i fillojnë në fund të verës. Sa do të jetë kaosi dhe nervoza e vozitësve mund të shihet që tani.

Kolona të gjata nga veturat për shkak të fillimit të punëve ndërtimore për rekonstruimit e bulevardit “Aleksandëri i Maqedonisë” në Autokomandë të Shkupit, që është në hyrjen lindore në Shkup. Për këtë shkak vozitësit janë nervoz.

- Advertisement -

 Kryetari i qytetit të Shkupit, thotë se për shkak të zgjedhjeve nuk i kanë filluar punët gjatë verës, ndërsa edhe për shkak të pandemisë qytetarët kanë qëndruar në shtëpi.

“Këtë vit megjithatë duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike edhe në rajon dhe pamundësinë e qytetarëve të largohen nga vendi, ne nuk kishim një periudhë të tillë që të mund në mënyrë të papenguar të zhvillohen këto punë. Siç po shihni, po, ka kaos por megjithatë veturat lëvizin”, tha Shilegov.

- Advertisement -

E pyetëm Shilegovin a po mendon Qyteti se si të zgjidh problemin me trafikun e mbingarkuar. Ndërsa përderisa përgjigjej një pjesë e madhe e vozitësve i binin burisë.

“Do ju lutesha, nëse keni ndonjë sugjerim, si është e mundur që kur kryhen punë ndërtimore të mos ketë trafik të mbingarkuar, të njëjtin parashtrojeni në Qytet dhe do tu dëgjojmë. Nuk mund të bëni rekonstruim të akseve rrugore, ndërsa të mos ketë kaos në trafik. Në të dy drejtimet rekonstruimi mund të përfundojë për rreth 40 ditë. Do të shkojmë një nga një, së pari hyrja, e më pas dalja. Ja ku është realizimi. Ata janë reagimet, nuk po them jo, vetëm i lus qytetarët të kenë durim”, shtoi Shilegov.

- Advertisement -

Por me propozim për uljen e mbingarkesës së trafikut doli kryetari i Gazi Babës, Borçe Georgievski.

“Dërgoj apel deri te të gjithë pjesëtarët në trafik të kenë parasysh se mund të përdorin edhe hyrje tjera alternative nga ana lindore e qytetit të Shkupit, siç është aksi dhe rruga Bllagoj Stefkovski, që të mund ky kaos në trafik të ulet në këto 40 ditë”, deklaroi Borçe Georgievski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Bulevardi do të rekonstruohet në gjatësi prej 5.300 metrave, që paraqet aksi më i gjatë rrugor në të cilin punon Qyteti i Shkupit për momentin.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -