Shkurte Fejza sjell këngën “Fati”

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza nuk po di të ndalet sa i përket publikimit të këngëve. Vetëm pak ditë pasi ka publikuar dy këngë, njërën solo e tjetrën me vajzën e saj, Gresa Behlulin, të dielën këngëtarja ka publikuar edhe një këngë. “Fati” titullohet kënga e Shkurtes, e cila është realizuar me rastin e festave të fundvitit. Sikurse në çdo paraqitje, edhe në projektin e fundit, artistja duket mjaft bukur.