Shkupi pret mbështetje nga Sofja për BE-në, për gjuhën dhe identitetin nuk negociohet

TË FUNDIT

Tetovë, me fishekzjarre festojnë 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Në sheshin Iliria në Tetovë me fishekzjarre po festohet 108 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

41 viktima dhe 1022 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara,...

Black Friday, turma me qytetarë për të blerë! Filipçe: Duhet të jeni të durueshëm

https://youtu.be/nbNvO7FY5U0 Turma të mëdha vërshuan qendrat tregtare të Shkupit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestave të VMRO-DPMNE-së! Mickoski: Këtë fundjavë në Sofje copëtohet identiteti

https://youtu.be/XC1qXQ8Ckcw Zoran Zaev është duke përgatitur një dështim kombëtarë, por nga secili...

Jeton e vetme në një dhomë konvikti! E përmalluar për fëmijët kërkon ndihmë

https://youtu.be/4QLTvlEr72E Kjo është Zana Kuqi nga Tetova. Ajo jeton...

Negociata për identitetin e popullit maqedonas dhe gjuhën maqedonase nuk ka pasur dhe nuk do të kenë. Këto janë fakte dhe janë të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe linjat tona të kuqe nga të cilat nuk mund të ketë lëshime. Bullgaria është miku ynë dhe presim që ta njohë këtë realitet.

Kjo u deklarua nga udhëheqja e shtetit të Maqedonisë pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit, duke iu referuar qëndrimit të Sofjes për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe artikujve të mediave mbi memorandumin bullgar dërguar vendeve anëtare të BE-së me të cilin sillet në pyetje gjuha maqedonase dhe identiteti, si dhe krahasimi  me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

“Mund të them se vetëm Greqia ka njohur të drejtën tonë për vetëvendosje, kjo është ndjenja jonë dhe natyrisht që nuk ka negociata për identitetin tonë dhe gjuhën tonë maqedonase dhe nuk duhet të ketë. Bullgaria është një vend mik dhe publikisht thekson njohjen e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas. Ajo njeh realitetin. Besoj se grupet e punës që diskutojnë do të gjejnë zgjidhje. Me të vërtetë pres nga populli bullgar, nga ‘lidershipi’ i Bullgarisë që të bëjë një hap konkret dhe preciz për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas. Them se nuk do të ketë marrëveshje të re, as shtojcë të marrëveshjes”, tha Zaev.

Ne, shtoi ai, jemi të gatshëm të sqarojmë gjërat nëse është e nevojshme, natyrisht brenda marrëveshjes tashmë të nënshkruar me Bullgarinë.

“Shumë suksese janë arritur deri ]tani, janë mbajtur 10 seanca. Zgjidhje të gjetura për pesë figura historike, për tre periudha historike. Ne vazhdojmë edhe më tej. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin për bisedimet, kështu ndërtohet miqësia”, tha kryeministri Zaev.

Presidenti Stevo Pendarovski është i të njëjtit qëndrim.

“Pozicioni ynë është i qartë. Negociatat për identitetin e popullit maqedonas dhe gjuhën maqedonase nuk kanë ndodhur kurrë, edhe kur kemi bërë Prespën dhe kur kemi nënshkruar Marrëveshjen, kemi marrë përmbajtje me formulim të qartë, të hyrë në organizatën më të madhe botërore me 193 shtete anëtare – gjuhë maqedonase. Pikë. Kaq. Ne nuk do të devijojmë nga ato vija dhe do t’i mbrojmë ato pa rezervë”, tha Pendarovski.

I pyetur se si do të gjendej kompromis nëse të gjithë qëndronin në pozicionet e tyre, ai tha se do të bëhej në të njëjtën mënyrë si u arrit kompromisi me Greqinë.

“Ne negociuam për 25 vjet derisa kuptuam se çfarë është e rëndësishme për ta dhe për ne absolutisht më e rëndësishme dhe në fund arritëm marrëveshje përmes kompromisit. Ju duhet të respektoni me kusht kundërshtarin tuaj politik në negociata. Jam i bindur që udhëheqësit e lartë bullgarë janë të mendimit se gjuha maqedonase dhe maqedonasit si komb, janë realitet dhe ata do ta njohin atë”, tha presidenti Pendarovski.

Shkupi pret mbështetje nga Sofja dhe të mos pengojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Pres që deri në fund të vitit do të ketë konferencë të parë ndërqeveritare. Pres gjithashtu çështjet bilaterale të zgjidhen në format bilateral. Nëse nuk fillojnë negociatat, veçanërisht me kryesim të tillë të fuqishëm gjerman, të gjithë do të jenë humbës.

Këtë e tha në intervistë për “Nezavisen.mk”, eurodeputeti bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilham Quçuk edhe krahas memorandumit sqarues bullgar të dërguar deri tek vendet anëtare të BE-së në të cilin sillen në pikëpyetje gjuha dhe identiteti maqedonas.

I pyetur për atë si vetoja eventuale bullgare do të reflektohej në marrëdhëniet mes dy fqinjëve, ai mendon se Sofja nuk ka pozitë të qartë se do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk kam dëgjuar kategorikisht ‘jo’, se do të ketë bllokadë nga Bullgaria. Nga pala bullgare nuk ka pozitë zyrtare. Ka mendim të theksuar e cila, siç e kuptoj, diskutohet nga të dyja palët dhe ka dialog shumë intensiv mes ministrave të punëve të jashtme të dy vendeve. Por, me siguri do të jetë ndikim negativ, sepse ideja e BE-së nuk nënkupton kyçjen e dy shteteve në të dhe ashtu t’i zgjidhin kontestet historike, por kyçje të dy popujve në një aleancë e cila ndan vlera të përbashkëta, demokraci, zbatim të ligjeve, liri. Në të kundërtën është pakuptimtë, kjo është vetëm shumëzim aritmetik”, thotë Quçuk.

Sipas tij, nuk mund të pritet që Brukseli të merret vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke e theksuar qëndrimin kategorik të Komisionit Evropian se kontestet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe ato nuk do të jenë pjesë e procesit të përgjithshëm negociues.

Qëndrimi i përgjithshëm i eurodeputetëve bullgarë, thotë Quçuk, është se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë anëtare e BE-së dhe çdo parti politike ka mirëkuptimin dhe sjelljen e saj ndaj kësaj çështje.

“Qëllimi im është që të përgatitet raport i mirë dhe të shkojë vendi përpara. Kjo nuk është diçka që zgjidhet sot për nesër. Disa gjëra zgjidhen, për shembull, për pesë ose gjashtë vjet, ka kohë, Së pari të sillet vendim dhe më pas do të lëvizim përpara. Nëse tani themi ‘jo’, i mbyllim dyert. Duhet të ketë proces, të ketë zhvillim”, thotë eurodeputeti Ilhan Quçuk.

  • Tags
  • 1

TË NGJAJSHME