Shkupi “i blinduar” me policë, aksion për kontrolle të përforcuara për respektimin e rregullave

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Policë në çdo cep të Shkupit.

Vetëm në bulevardin “Arradhët partizane” kishte disa pika kontrolli.

- Advertisement -

Ruajtësit e rendit por shohin nëse vozitësit janë në rregull me lejet e vozitjes, dokumentacionet e makinës, shpejtësinë dhe nëse po mbajnë maska nëse për pasagjerëkanë persona jofamiljarë!

 “Policia me aksion për kontrolle të shtuara në trafikun rrugor, madje për këtë gjë kanë sjellë edhe polici nga qytetet e tjera në Shkup”, Besir Arifi – gazetar.

- Advertisement -

Shmangia e ndërhyrjeve për heqjen e gjobave është arsyeja pse janë sjellë policë nga qytete të tjera.

Aksione për kontrolle të përforcuara nuk ka vetëm në Shkup po edhe në qytete të tjera, pohon zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Shton se qëllimi nuk është gjobitja por ngitja e kulturës dhe përmirësimi i sigurisë në trafik.

- Advertisement -

“Përballemi me ata shkelës të rregullave që më së shumti janë shkaktarë për fatkeqësi  rrugore siç janë tejkalim i shpejtësisë, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mosdhënie e përparësisë në kalim e gjithsesi vazhdojmë edhe me ngasësit e motoçikletave të cilët me shkeljen e rregullave i shqetësojnë qytetarët në orët e vona të natës”, deklaroi Toni Angellovski – Zëdhënës i MPB-së.

Qytetarët përshëndesin aksionin. Se sa ndihen të sigurt në trafik, TV21 intervistoi disa prej atyre që në vend të makinës zgjedhin biçikletat ose trotinetet për të lëvizur në qytet.

“Motoristët! Motoristët më e rëndësishmja, ata që vozisin këtu 100 e ca në orë! Sipas meje më lehtë është të lëvizësh me makinë se sa me biçikletë. Me biçikletë është e rrezikshme sepse mund të pësosh sepse nuk janë të kujdesshëm aspak, katastrofë është, trafiku në Shkup është katastrofë”, u shpreh një qytetar.

“Po mund të vihet re shumë në vizat e bardha se nuk ka asnjë lloj kulture. Këmbësori nuk ka përparësi e as çiklistët ose me trotinet, pa marrë parasysh”, shtoi një qytetar tjetër.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në gatishmëri janë edhe karrotrecët.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar 514 gjoba. Në Shkup janë sanksionuar 160 persona për mos vendosje të masës në makinë, kur shoferi është me një person që nuk jeton me të në të njëjtën shtëpi.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -