Shkupi ende vatra më e madhe e COVID-19, 1.862 raste aktive

TË FUNDIT

Gjithsej nga 3.284 raste aktive të personave të infektuar me Kovid-19 në vend,  1.862 janë në Shkup. Prejse para  rreth dy jave  në mënyrë drastike filloi të rritet numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend,  ndërsa me çka ishte shpallur edhe piku i dytë i epidemisë, në Shkup shënohen shifrat  më të larta,  më së shumti në komunën Çair.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se rastet aktive sipas komunave në Shkup duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë Çairi – 421, Aerodromi – 143, Buteli – 139, Gazi Baba – 149, Qendra – 125, Karposhi – 125, Saraji-139, Kiella Voda – 107, Gjorçe Petrov – 88, Studeniçan – 95, Shuto Orizare – 76, Haraçinë-53, Ilinden-30, Petrovec-18, Çuçer Sandevo-17, Sopishte-12, Zelenikovë-2,  të huaj -3 dhe 51 të papërcaktuar./MIA