Shkupi do të jetë nikoqir i Kupës Evropiane në Xhudo

TË FUNDIT

Në organizim të Federatës së Xhudos së Maqedonisë, më 20 dhe 21 shtator në Shkup do të mbahet Kupa Evropiane për Seniorë.

Sipas njoftimeve, Kupa Evropiane për Seniorë në Shkup do të sjellë xhudistët më cilësorë nga e gjithë Evropa.

Ekipi kombëtar i Maqedonisë do të përfaqësohet nga 15 garues – 5 në konkurrencën e femrave dhe 10 në atë të meshkujve.

Përbërja është e kombinuar: përfshin xhudistët më cilësorë dhe më me përvojë, por edhe disa të rinj – juniorë për të cilët kjo do të jetë paraqitja e parë në nivel seniorësh.

“Pres një paraqitje të mirë nga garuesit tanë, pasi kjo është një mundësi e shkëlqyer që ata të dëshmohen në një konkurrencë kaq të fortë, përballë më të mirëve të Evropës,” – tha Goran Mickoski, trajner i përfaqësuese së Maqedonisë.

Organizatori pret pjesëmarrjen e mbi 300 garuesve nga 30 vende.