FC Shkupi ka barazuar 3-3 përballë Pyunikut nga Armenia në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës.
Golin e parë e shënuan nikoqirët nga pika e bardhë që në minutën e katërt të ndeshjes. Përgjigja e Shkupit erdhi në minutën e 26, kur Muharem Bajrami e befasoi portierin e Pyunikut nga gjuajtja e lirë. Ekipi i Karanit në vazhdim arriti të përmbys rezultatin në 1 me 2 permes Dejan Ilievskit në minutën e 43.
Edhe në pjesën e dytë Shkupi gjeti edhe golin e tretë përsëri përmes kapitenit, Muharem Bajrami i cili nga një distancë e largët e mposhti portierin e armenëve. Por armenët nuk u dorëzuan. Deri në fund ata shënuan dy gola për të barazuar rezultatin në minutën e 80 dhe 85.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Stadiumin “Todor Proevski”, në Shkup./TV21
