Shkupi, Makedonia GJ.P dhe fituesi i Kupës së Maqedonisë së Veriut, Akademia Pandev janë tre ekipet që do ta përfaqësojnë vendin në kualifikimet e Liga Evropës këtë sezonë.
E ndër kundërshtarët e mundshëm të ekipeve përmenden ekipet si Malmo (Suedi), Legia (Poloni), Glasgow Rengers (Skoci), FCB (ish Steaua, Romani), Molde (Norvegji), Apolon (Qipro), Mol Vidi (Hungari), Aberdin (Skoci), Rijeka (Kroaci), Krakovija (Poloni), Olimpia Ljubjana (Sloveni), Radniçki Nish (Serbi).
Me vet faktin që tani më janë kualifikuar, që të tre ekipet kanë siguruar premi prej 240.000 euro për raundin e parë. Nëse ekipet vendore arijnë të qëndrojnë më gjatë në këtë kompeticion, për ata rritet edhe premitë. Nëse ata arrijnë të kualifikohen në turin e dytë ata fitojnë 260.000 mijë euro, kurse në të tretin, 280.000 mijë euro. Nëse kualifikohen në turin e katërt apo play off, ata sigurojnë nga 300.000 mijë euro të ardhura.
