Shkup, sanksionohen 461 shoferë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në kontrolle të përforcara në sferën e komunikacionit, vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 461 masa.

Siç informuan sot nga MPB-ja, për drejtim pa patent shoferi janë shqiptuar 60 sanksione, 38 për automjete të paregjistruara, 19 masa për automjete teknikisht jo të rregullta në transportin publik, 26 për përdorimin e celularit. Janë shqiptuar 13 sanksione për mosdhënien e përparësisë për kalimin e këmbësorëve, 24 për drejtim nën ndikim të alkoolit, 29 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe 22 sanksione për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion, potencojnë, vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Nga MPB-ja u apelojnë qytetarëve t’i respektojnë rregullat, për rritjen e sigurisë në komunikacion.