Gjithsej 334 sanksione janë shqiptuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut, që i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme.
Prej tyre, 24 janë sanksione për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, dhjetë masa u shqiptuan për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 33 për përdorim të telefonit celular, 20 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, 70 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 56 automjete u hoqën nga shërbimi “karrotrec”.
“Vazhdojnë kontrollet e përforcuara në komunikacion edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat për siguri më të madhe në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
