Në Shkup sot është mbajtur marshi i “Çadrave të Kuqe”, ku punëtorët e seksit kanë kërkuar dekriminalizimin e këtij profesioni, përcjell TV21. Përfaqësuesit e marshit thonë se dekriminalizimi do të sigurojë mbrojtje nga dhuna dhe keqpërdorimi i punonjësve seksualë.
“Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksuale në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi”, tha Monika Tasevska duke shtuar se dekriminalizimi gjithashtu do mundësojë parandalimin e shpërndarjes së HIV dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
