Në Shkup sot qindra qytetarë shqiptarë janë shokuar kur janë përballur me një protestë kundër pretendimeve të çështjes armene për gjenocid.
Një mozaik me flamuj turq, shqiptarë e boshnjak po valvisnin në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në Shku.
Protestuesit kanë theksuar se në protestë janë mbledhur shqiptarë, turq e boshnjak për të kundërshtuar siç thuhet pretendimet e armenëve se ndaj tyre është bërë gjenocid gjatë luftës së vitit 1915 nga ana e Turqisë.
Gjatë protestës është dënuar qëndrimi i Papës, Parlamentit Evropian dhe të disa shteteve rreth kësaj çështjeje. Është theksuar se me anë të shpikjes së “gjenocidit” po synohet që të keqpërdoret tragjedia e njerëzve.
Por, kjo protestë ka nxitur reagime masive nëpër rrjetet sociale, ku thuhet turp për shqiptarët që nuk organizojnë protesta kombëtareë kundër diskriminimit dhe montimeve nga ana e shtetit ndaj shqiptarëve.
Protestat e tilla siç thuhet duhej thirreshin pikërisht pas shpërthimit të skandalit me Sopotin, ku duhej të ngrihej zëri për padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve përmes diskriminimit, proceseve të montuara dhe dëmeve të tjera.
“A keni pa ma hajvanllek klasik se kjo qe lexova sot!!! Lexoni cka ka brenda!!!
…bile bile protesta shkaklavushesh pas tragjedise se sopotasve te pafajshem me dhjete vite burg !!
po ik bre …mos u shtir e mos u mbyt n’hipokrizi o popull i shqipeve te ngordhuna!!!! Turp”, ka shkruar në profilin e saj në facebook, Adelina Marku.
Janë edhe me qindra reagime të tjera të shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, për këto veprime që janë në interes dhe agjendë të qarqeve të huaja dhe që nuk kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve.
