Kosova me vendosjen e taksës doganore prej 100% kundrejt Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës ka ndikuar pozitivisht për kompanitë e Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të tyre në tregun e Kosovës, këtë e thonë të dy përfaqësuesit e odave ekonomike të të dy vendeve, raporton TV21.
Ndryshe sot për herë të parë në Shkup mbahet forumi i biznesit B2B, në të cilën pjesëmarrës janë sektorët e biznesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
