Shkup: Makina përfundon në greminë, tre të lënduar

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, me ç’rast një makinë ka përfunduar në një gropë ku po ndërtohej një ndërtesë banimi. Nga ky aksident në pjesën qendrore të kryeqytetit tre veta kanë mbetur të lënduar rëndë.

Aksidenti ndodhi kur dy makina janë përplasur, me ç’rast njëra prej tyre Opel Corsa ka përfunduar në greminë.