Shkup: Humbin jetën 14 persona

TË FUNDIT

Rreth 14 emigrantë kanë humbur jetën mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në hekurudhën Shkup – Veles si pasoje e shtypjes nga një tren. Zëdhënësja e Policisë së Velesit, Anita Stojkovska, ka njoftuar se trupat e 14 viktimave janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa në stacionin policor janë ndaluar 8 emigrantë.

Sipas njoftimeve të deritanishme në hekurudhë në momentin kur është afruar treni kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga Siria dhe vendet arabe.

Në vendin e aksidentit janë drejtuar mjekë dhe policë  nga Shkupi dhe Velesi për të parë situatën në këtë vend./21MEDIA