Shkon në 68 numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi në orët e para të mëngjesit një qytet në Turqinë veriperëndimore duke shkaktuar panik tek banorët.  Të paktën 68 persona mbetën të lënduar.

Lëkundjet u ndien edhe në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit. Tërmeti zgjoi njerëzit nga gjumi dhe shumë prej tyre  dolën në rrugë në panik pasi provinca edhe në të kaluarën ka përjetuar tërmete të fortë me shkatërrime shumë të mëdha.

Rreth 800 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm  goditi rajonin  më 12 nëntor 1999.

Në gusht të  po atij viti, 17,000 njerëz u vranë nga një tjetër tërmet i fuqishëm që shkatërroi pjesë të tjera të Turqisë veriperëndimore.

Zyrtarët janë shprehur se  rreth 80% e ndërtesave në zonë u rindërtuan ose fortifikuan pas vitit 1999, gjë që ndihmoi në minimizimin e dëmeve. Turqia është një nga shtetet më të rrezikuara nga tërmetet.

error: Content is protected !!