Ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në lagjen “Qyteti i vjetër” në Bulqizë.
E konfirmon dhe mjeku i spitalit.
“Deri tani janë paraqitur në spital 100 persona, 4 persona janë paraqitur vetëm sot në mëngjes. Simptomat janë bark, të vjedhja. Helimi ka ardhur nga uji” thotë mjeku në një prononcim për RTV Ora.
Një banor i ‘qytetit të vjetër” i cili ndodhet në spital tregon se e gjithë familja e tij e përbërë nga 6 pjesëtarë është helmuar.
“Edhe vajza dhe nusja janë të sëmura dhe ndodhen në shtëpi” .
Mes personave që kanë shfaqur simptoma helmimi ka edhe shumë fëmijë.
Banorët thonë se linja e ujësjellësit është e amortizuar dhe mund të jetë ndotur nga miniera.
Ekspertët kanë marrë mostra të ujit që janë sjellë në Tiranë për analiza, ndërsa banorët janë urdhëruar të mos e përdorin ujin që u shkon në cezma.
Banorët e Bulqizës mbeten në alarm, ndërsa numri i qytetarëve që shfaqin shqetësime vijon të rritet./oranews
