Shkolla në Vizbeg/ Hapet konkursi për pranimin e mësimdhënësve

TË FUNDIT

Nga sot është hapur konkursi për pranimin e 21 mësimdhënësve në shkollën fillore “Vizbeg”. Konkursi do të zgjatë tre ditë, respektivisht deri të mërkurën. Kërkohen mësimdhënës për mësim në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase ndërsa paga neto varet nga orët që duhet të mbaj mësimdhënësi.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë lutje, dokument që merret në shkollë, diplomë të noterizuar, nënshtetësi të noterizuar, kopje të letërnjoftimit, dëftesën e klasës së tetë të noterizuar, çertifikatë mjekësore dhe vendim nga gjykata se nuk ka ndalesë për kryerje të detyrës. Dokumentet duhet të dorëzohen në shkollë.

Përpos mësimdhënësve, do të punësohen edhe sekretarë, mirëmbajtës të higjienës, mjeshtër dhe dy roje. Konkursi është shpallur pas protestave që u mbajtën nga banorët e Vizbegut të premten që kaloi, sepse fëmijët e tyre tanimë 20 ditë nuk po ndjekin procesin mësimor. Kryetari i komunës së Butelit na njoftoi se sapo të mbyllet konkursi, kjo çështje do të zgjidhet në afat sa më të shpejtë dhe fëmijët do të fillojnë me mësim./TV21