Shkodër, tensionohet situata, sulmohet selia e Partisë Socialiste

TË FUNDIT

Mesditën e sotme në Shkodër të Shqipërisë, qindra qytetarë nisën të protestojnë për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga ana e një efektivi policie.

Të rinjt mësynë selinë e Partisë Socialiste duke nxjerrë jashtë të gjitha orenditë e duke u vënë flakën në mes të rrugës.

Siç raportojnë mediat shqiptare, sulmi u krye kryesisht nga minorenë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u detyruan të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.