Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin me Struga Trim Lum të luajtur mesditën e kësaj të mërkure në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Kuqezinjtë triumfuan falë një goli të shënuar në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe përkundër rasteve nga të dyja anët.
Autori i golit të vetëm në këtë sfidë, ishte i sulmuesit boshnjak, Aganspahiq që realizoi në fillim të fraksionit të dytë, kur shfrytëzoi një krosim nga këndi, duke realizuar me kokë në minutën e 47-të.
Kjo ndeshje duhej të zhvillohet me 13 gusht, por e njëjta u shty për shkak të paraqitjeve të Strugës në arenën Europiane.
