Shkëndija shënon fitore ndaj Arsimit, mbetet në garë për titullin kampion

TË FUNDIT

Shkëndija nga Tetova vazhdon betejën për titullin kampion në futbollin vendas, pasi para tifozëve të saj shënoi një fitore minimale, por jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Arsimit me rezultat 1:0, përcjell TV21. Golin e vlefshëm për tre pikë për tetovarët e shënoi Ibrahimi në minutën e 17-të.

Pas kësaj fitoreje, Shkëndija mbetet në garë për titullin kampion dhe ndodhet 3 pikë pas Vardarit, ndërsa Arsimi pozicionohet në vendin e 8-të me 26 pikë. Në ndeshjen e parë të ditës nga xhiroja e 23-të, Tikveshi mposhti bindshëm Shkupin me 6:0.

Xhiroja do të kompletohet nesër me ndeshjet:

  • Sileksi – Pelister
  • Bashkimi – Rabotniçki