Shkëndija pranoi gol në fund të ndeshjes, Velkoski i siguroi barazim Brerës, Vardari ruan kreun

TË FUNDIT

Shkëndija në fushën e vet nuk arriti të ruajë avantazhin ndaj Brerës. Edhe pse tetovarët kaluan në epërsi me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 33-të, ekipi luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak pas përjashtimit të Fetait. Dënimi erdhi në minutën e 95-të kur Viktor Velkoski shënoi golin e barazimit dhe i siguroi një pikë mysafirëve.


Tetovarët kishin nevojë vetëm për fitore, por megjithatë nuk ia dolën.
Ndërprerje e serisë së fitoreve për ekipin e Jeton Beqirit në momentin më të papërshtatshëm, edhe pse edhe nëse Shkëndija do të fitonte, nuk do të ishte lider, pasi Vardar fitoi në Kratovë perballe Sileksit me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj jave Shkëndija ka minus 3 pikë në raport me liderin Vardar./TV21