Shkëndija ndërpretë bashkëpunimin me shefin e kuqezinjve, Artim Shaqiri

TË FUNDIT

Klubi i Futbollit Shkëndija në faqën e tyre zyrtare ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri. Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.


Me këtë rast, KF Shkëndija ka falënderuar Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.