Kampionët e Shkëndisë, patën vështirësi për të siguruar tri pikët në duelin me ekipin e fundit të tabelës, FC Shkupin. Në një ndeshje të pezulluar nga java e 12-të e Ligës së Parë, tetovarët si mysafirë fituan 1-2, duke bërë një kthesë në lojë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa të tre golat u shënuan në të dytën. Shkupi kaloi në avantazh në minutën e 57-të me golin e Ribeiro.
Shkëndija bëri kthesën në vetëm tetë minuta: në minutën e 72-të Fetai barazoi në 1-1,
ndërsa në minutën e 80-të Latifi vendosi fitoren 1-2.
Me këto pikë të reja, gjithsej 30, Shkëndija mbetet në vend të tretë në tabelë, tre pikë pas liderit Vardari dhe dy pas vendit të dytë, Struga TL.
