Haraçina e Shkupit është në festë. Pas shumë viteve, futbolli sërish është arsye për eufori në këtë fshat, pasi Shkëndija e tyre e riaktivizuar siguron ngjitje në Ligën e Tretë. Pas sezonit të shkëlqyeshëm në Ligën e Katërt, kuqezinjtë fituan balotazhin për një kategori më lartë. Shkëndija dhe FC Cool nga Aerodromi barazuan pa gola (0:0) pas 90-të minutave lojë, ndërsa Shkëndija fitoi 5:4 në ekzekutimin e penaltive, duke prerë biletën për Ligën e Tretë-Veri.
Kaq ma mjaftuar që të shpërthejë gëzim i madh në stadiumin në Maxhari të Shkupit, ndërsa më pas festa është transferuar në Haraçinë ku vazhdon euforia për suksesin e Shkëndijës.


