Shkencëtarët e punësuar në Këshillin Kombëtar Spanjoll për Hulumtim (CSIK) rekomandojnë që njerëzit të heshtin në metro dhe transportin publik që të parandalohet përhapja e virusit korona.
Ata e sqaruan këtë mendim me faktin se të dhënat tregojnë se kjo masë dukshëm do ta ulë rrezikun e infeksionit.
Me muaj të tërë ekspertët e epidemiologjisë dhe aerosolëve përgjatë botës bëjnë thirrje për masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit korona përgjatë ajrit, ndërsa krahas mbajtjes së distancës, higjienës dhe mbajtjes së maskave mbrojtëse, rekomandohet ajrosja si një nga masat kyçe për parandalimin e përhapjes së virusit.
Hulumtuesja e CSIC, Maria Kruz Mungion, e theksoi rëndësinë e ajrosjes, por gjithashtu tha se duhet të respektohet masa tjetër – heshtje në transportin publik.
“Do të ishte ideale nëse metroja inicon ‘heshtje të vazhdueshme’. Heshtja dhe maska e mirë adekuate e ulin rrezikun. Nëse flas në telefon ose flas me zë të lartë sepse ka zhurmë në metro, emetohen 50 herë më shumë aerosolë”, theksoi ajo.
Ajo sqaroi se kjo masë është shumë e rëndësishme, sepse në metro nuk ka ventilim dhe se nëse ka ndonjë virus dhe shëtitet me metro, është me rëndësi që ajri të jetë sa më pak i ndotur.
Gjithashtu, thekson se kjo masë duhet të vlejë edhe për lloje të tjera të transportit publik. fc/