Kosova ka reaguar fuqishëm pas humbjes nga Zvicra, duke mposhtur Suedinë 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Elvis Rexhbeçaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të, ndërsa Vedat Muriqi, golashënuesi më i mirë në historinë e “Dardanëve”, realizoi për 2:0 në minutën e 42-të.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga Franco Foda shfaqi lojë të sigurt edhe pa disa prej yjeve kryesorë, duke siguruar një nga fitoret më të rëndësishme deri më tani dhe duke u kthyer fuqishëm në garë për Botërorin 2026.
