Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory, Besart Berisha vazhdon të shkëlqej në futbollin australian.
Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij kundër Central Coast Mariners, me rezultat 3-1.
Sulmuesi prishtinas ishte protagonist në këtë fitore të madh të Melbourne Victory, skuadër kjo që sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parë, vend ky që i jep të drejtën formacionit që drejtohet nga trajneri Kevin Muscat, kualifikimin automatik në gjysëmfinalet e fazës play-off ku do të përcaktohet edhe fituesi i titullit kampion.
Berisha, i cili luan sezonin e tij të parë tek Melbourne Victory, tashmë ka pushtuar zemrat e tifozëve të këtij klubi, skuadër kjo që është në rrugë të mirë ta fitoj titullin e kampionit.
Ky ishte goli i 13-të për Berishën në këtë edicion të garave.
