Foto të reja që tregojnë kryeministrin britanik Boris Johnson që merr pjesë në një takim shoqëror më 13 nëntor të 2020-s, gjatë bllokadës së pandemisë, kanë rënduar pozitën e tij.
Fotot hedhin dyshime mbi deklaratat e kreut të qeverisë se nuk ishte në dijeni të shkeljes së rregullave nga anëtarët e kabinetit të tij gjatë pandemisë.
Katër fotot tregojnë kryeministrin Johnson teksa ngre gotën pranë një tryeze të mbushur me shishe pijesh alkoolike.
Fotot thuhet se janë marrë më 13 nëntor 2020 në një festë largimi për ish-Drejtorin e Komunikimeve Lee Cain.
Në foto shfaqen gjithashtu 8 persona të tjerë që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, në shkelje të hapur të rregullave anti-COVID.
