Sistemi raketor bregdetar rus “Bastion” ka shkatërruar qendrat elektornike zbuluese të armatës ukrainase në rajonin e Odesës, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
“Bastion, ka shkatërruar qendra zbuluese në vendet Veliki Dalnjik dhe Velikodolinskoe”, tha Konashenkov.
Ai shtoi se një aeroplan ushtarak rus herët në mëngjes ka shkatërruar katër sisteme raketore të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë ukrainase, mes të cilave edhe tre sisteme S-300 dhe një Buk-M1.
