Shkarkohet Sulejman Rexhepi! (VIDEO+FOTO)

TË FUNDIT

Me dy të tretat e votave të riasetit të BFI-së është marrë vendim që të shkarkohet Sulejman Rexhepi si kryetar i BFI-së dhe në vend të tij si ushtrues detyre të vijë Shaqir Fetahu deri në zgjedhjet e ardhshme në BFI. Lajmin e bëri të ditur vetë myftiu aktual i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.

Ky vendim hyn në fuqi sot, gjegjësisht është nënshkruar nga vetë Fetau, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, pastaj myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri, myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, dhe pothuajse të gjithë myftinjtë e tjerë. Në të njëjtën kohë, ky vendim u nënshkrua nga Mustafa Dauti, kryetar i Organizatës humanitare që vepron brenda BFI-së, “Hilall”, profesor Shaban Sulejmani, dekan në Fakultetin e Shkencave Islame, Drejtori për Diasporë, Selver Xhemaili, anëtari i Rijasetit, Fadil Ramadani dhe të tjerë.

#Myftinia e Gostivarit deklarohet për ndodhitë e fundit në #BFI dhe #Sulejman Rexhepit

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 27. Mai 2020