Drejtori i Spitalit të Ohrit sot pritet të shkarkojë Sekretarin e Spitalit pasi që në kundërshtim me Planin Nacional për vaksinim kundër Covid-19, është vaksinuar pa radhë në spitalin modular në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje thonë se dënojnë çdo abuzim dhe shkelje të grupeve prioritare, transmeton TV21.
“Ministria e Shëndetësisë dënon çdo abuzim dhe shkelje të grupeve prioritare të përfshira në tre fazat e imunizimit”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
