Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani. Kujtojmë se që nga janari i këtij viti, gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.
