Array

Shkarkohet drejtoresha me koronavirus, qindra mjekë izolohen për shkak të Biljanovskës

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë pas zgjedhjeve do ta shkarkojë nga funksioni drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska, e cila ka shkuar në punë e infektuar me koronavirus, me çka ka rrezikuar shëndetin e stafit dhe pacientëve.

Meqë ajo ka ardhur nga Italia para një jave dhe pesë ditë radhazi ka shkuar në punë, Klinika e dermatologjisë nuk do të jetë në funksion për 14 ditë. 11 pacientët që kanë qenë të hospitalizuar dhe 13 të tjerë të cilët janë kontrolluar javën e kaluar, do të jenë në izolim shtëpiak, për shkak të rrezikshmërisë për tu prekur nga virusi korona. Përveç kësaj në izolim shtëpiak për dy javë do të qëndrone dhe stafi i mjekëve të spitalit 64 në numër dhe 103 mjekë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në Konferencë të shtunën, ku ka ligjëruar drejtoresha e infektuar me korona. Mes tyre kanë qenë edhe 3 doktorë nga Greqia si dhe mjekët e Spitalit të lëkurës të Shtipit, me çka do të mbyllet edhe ky spital tha Filipçe.

“Të gjithë janë me shkallë të ndryshme të rrezikshmërisë, të ulët, të mesme dhe rrezik të lartë, varësisht nga intensiteti i kontaktit që kanë pasur me doktoreshën e sëmurë. Vlerësoj se duhet të merret kjo masë edhe për atë që kanë pasur kontaktin më të shkurtër me të. Do të ndërmerren masa për drejtoreshën tani është periudha parazgjedhore, nuk mundet që në mënyrë formalo-juridike të shkarkohen persona ose emërohen, megjithatë në mundësinë e parë ajo do të shkarkohet nga funksioni”, theksoi Filipçe.

Me rastin e fundit numri i të infektuarve me Covid19 ka shkuar në katër. Tani për tani të gjithë të infektuarit janë në gjendje stabile, pranë Klinikës për sëmundje Infektive.

Edhe përtej faktit që për dy javë u shënuan katër raste me Covid-19, kufinjtë dhe as shkollat nuk do të mbyllen.

Ministri Filipçe shprehu dëshpërim të madh për faktin, siç tha se qytetarët nuk po ju përmbahen rekomandimeve dhe masave preventive për vetizolim kur kthehen nga vendet ku është i përhapur virusi, duke thënë se për ata do të pasojnë sanksione.

Përndryshe Kodi penal, neni 205 për ngjitje të sëmundjeve infektive dënon këtë vepër me 3 vjet burg, si vepër penale, kundër shëndetit të njeriut.

“Ai që me shkeljen e  rregullave ose urdhrave me të cilat autoritetet kompetente përcaktojnë kontrollet, dezinfektimin, izolimin e të sëmurëve ose ndonjë mase tjetër që vlen për të parandaluar sëmundjet infektive te njerëzit ose me punësim ose me mbajtje të një personi që vuan nga një sëmundje infektive përmes marrëdhënieve seksuale  ose në ndonjë tjetër mënyrë,  transmeton sëmindje ngjitëse, do të dënohet me gjobë në të holla ose me tre vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Pas këtij rasti ka reaguar opozita maqedonase. Nga VMRO-DPMNE thonë se ata që duhet të kujdesen për shëndetin e qytetarëve po e rrezikojnë atë. Nga kjo parti e dënojnë rastin ku drejtoresha ka shkuar e infektuar për pesë ditë në punë dhe akuzojnë Filipçen se e ka ditur, por nuk ka informuar opinionin. Nga VMRO-DPMNE shtojnë se rastin e kanë paraqitur kolegët e drejtoreshës Biljanovska e jo vetë ajo.

Edhe në Dibër 8 mjekë që kanë qenë në kontakt me çiftin e infektuar paraprakisht nga koronavirusi, janë në izolim shtëpiak. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se po testohen edhe tetë raste të tjera të dyshimta me koronavirus.

MARKETING I PAGUAR POLITIK