Shkaku i Covid-19, anulohet Oktoberfest, festivali i birrës në Gjermani

TË FUNDIT

Festivali i njohur i birrës, Oktoberfest, nuk do të mbahet këtë vit në Gjermani, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Landi gjerman i Bavarisë njoftoi sot se festivali i famshëm është anuluar, transmeton rtv21.tv.

Oktoberfest do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor. Zakonisht, atë e vizitojnë rreth 6 milionë njerëz. Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut – qytetit ku organizohet festivali.

Reuters thotë se festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro për Mynhun çdo vit. Gjermania ka nisur të lehtësojë disa masa kundër koronavirusit, por ka thënë se distancimi fizik do të mbetet në fuqi./21Media