Shilegov: Vetëm gënjeshtra e manipulime, “VMRO-DPMNE mund të krijojë lajme për mua”

TË FUNDIT

Kryetari Petre Shillegov i hodhi poshtë gënjeshtrat që i publikoi opozitarja VMRO DPMNE, duke thënë se kur ata flasin, e vërteta gjithmonë është në anën e kundërt.


“E vërteta kur bëhet fjalë për VMRO-DPMNE gjithmonë është në anën e kundërt. Unë kur isha anëtar i Parlamentit, lidha kontratë për shërbime këshilluese me Shoqërinë time të Avokaturës, e cila më paguan mua. Këtu është kontrata nga viti 2015 dhe të ardhurat mujore që janë paraqitur në pyetësor dhe që janë dorëzuar në Komisionin Antikorrupsion kur u bëra kryetar. Për ato fonte prej 50.000 denarëve, unë rregullisht paguaj tatim. Unë i bëj thirrje që të gëzohen për zhvillimin e qytetit tonë dhe për atë që qyteti ka arritur ta bëjë hap pas hapi gjatë tre viteve të fundit”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.